×
  • Lajme
  • Lajme

    Tarifat e Trumpit u bën shkas për t’u përplasur Presidenca e Qeveria në detyrë

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Zyrtarë të Presidencës së Kosovës dhe të Qeverisë janë përplasur në rrjete sociale, pas njoftimit të presidentes Vjosa Osmani se ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Pak orë pasi Osmani bëri publike kërkesën e saj, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u mor me qasjen e dërgimit të kërkesës nga presidentja. Ai ka thënë se kërkesa e presidentes u bë publike në mediat sociale vetëm tre minuta pasi iu dërgua Qeverisë.

    “Sot pas orarit të rregullt të punës, në lajme lexova që Presidentja e vendit i paska bërë kërkesë Qeverisë që të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga ShBA-të. Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë”, ka shkruar ai në Facebook.

    E Murati ka thënë se shteti serioz këto çështje i trajton larg mediave “dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi”. “Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”, ka shkruar tutje ai.

    Menjëherë i është kundërpërgjigjur Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. Tek ka thënë se Murati është personi i fundit në Kosovë që mund të flasë për seriozitet, Kupina e ka quajtur të turpshëm, skandaloz e mungesë respekti bazik institucional reagimin e Muratit.

    “Hekuran Murati është njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet. Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7, e jo që përfundon në orën 16:00, një njeri që ende nuk e kupton që sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës, që nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike, por veprime strategjike në raport me aleatin tonë strategjik e ekzistencial, një njeri që mendon se me fyerje e ofendime mund të arrijë diçka në interes të Kosovës, pas një letre institucionale e mirë të studiuar që Presidentja ia ka drejtuar Kryeministrit bazuar në rregullat e komunikimit shtetëror e mirësjelljes e respektit ndërinstitucional. E turpshme, skandaloze, me mungesë të respektit bazik institucional e me mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti e mbi të gjitha me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës është deklarata e tij e sotme. Hiqni tarifat e paarsyeshme ndaj aleatit tonë kryesor, e leni deklaratat e turpshme dhe fëmijërore”, ka shkruar ai, po ashtu në Facebook.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur tarifat e reja ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka thënë se ato do të hyjnë në fuqi në mesnatë (nga e enjtja).

    Në listat e publikuara të shteteve që SHBA-ja u ka vënë tarifa, figuron edhe Kosova me 10 për qind tarifa. Edhe vendet e tjera të rajonit figurojnë me këtë përqindje tarifash: Shqipëria 10%, Mali i Zi 10%, Serbia 37%, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja e Hercegovina 35%

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Pas takimit të partive politike për seancën përgatitore të 15 prillit, subjekte politike kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje për herë...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-komandanti Rrustem Berisha e ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e shkruan me gjak...
    Lajme09 Prill 2025
    Zgjidhni komoditetin dhe kualitetin me fluturimet direkte të PrishtinaTicket nga Nürnberg në Prishtinë, tri herë në javë – çdo të hënë, të...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pakrahasueshme, dhe këtë ajo përmend...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka njoftuar se rreth 70 shtete kanë shprehur interes për bisedime me SHBA-në...
    Lajme09 Prill 2025
    Kosharja, vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar dhe u shkrua një nga faqet më të lavdishme të luftës së UÇK-së, sot kujtohet...
    Lajme09 Prill 2025
    Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draft rezolutën për Kosovën në të cilën mes tjerash kërkohet heqja e...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë...
    Lajme09 Prill 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke shprehur mendimin se Kryeministri Albin Kurti po përpiqet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.