×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferat Shala kritikon Qeverinë Kurti për trajtimin e pabarabartë të qytetarëve në sektorin energjetik

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e pabarazisë mes qytetarëve të Kosovës në sektorin e energjisë, raporton Front Online.

    Në një reagim të tij, Shala ka theksuar se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), si Institucion i pavarur i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, ka mandat të veprojë në gjithë territorin e vendit, pa dallime rajonale.

    Megjithatë, sipas tij, në mandatin aktual qeverisës është bërë ndarja e qytetarëve në kategori dhe regjione, me theks të veçantë midis veriut dhe jugut të vendit — veprim që ai e cilëson si antiligjor dhe shkelje të parimit të barazisë qytetare, raporton Front Online.

    Shala kritikoi faktin se, nën qeverisjen e Albin Kurtit, një pjesë e qytetarëve që jetojnë në pjesën jugore dhe janë pjesë e tregut të rregulluar energjetik, janë përballur me rritje të tarifave të energjisë tri herë brenda katër viteve. Ndërkohë, qytetarët në pjesën veriore, që operojnë në një treg të derregulluar, nuk kanë pësuar rritje të çmimeve.

    Deputeti i PDK-së theksoi se, përmes marrëveshjes për energjinë të arritur pas katër vitesh negociata me kompaninë Elektrosever, kryeministri Kurti zyrtarizoi ndarjen e qytetarëve në dy tregje të ndryshme energjetike. “Thënë thjesht, qytetarët në veri nuk do të kenë rritje të tarifave, ndërkohë që pjesa tjetër e Kosovës po përballet me rritje prej 16.1%,” deklaroi ai, raporton Front Online.

    Në fund, Shala e quajti këtë model të qeverisjes si një “sovranitet energjetik improvizues dhe popullist”, i cili, sipas tij, po manifestohet edhe në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë.

    Postimi i tij i plotë:

    ZRrE, është institucion i pavarur, rregullator i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës për të kryer mandatin në tërë territorin e Kosovës.

    Andaj ndarja e qytetarëve në kategori e regjione veçanërisht në këtë mandat qeverisës, në theks të veçantë veri dhe jug, është antiligjore,është pabarazi qytetare. Kjo ndodhë në qeverisjen e z. Kurti, ku një pjesë e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë në treg të rregulluar energjetik dhe u ngritet çmimi i energjisë tri herë për katër vite. Ndërkaq pjesës tjetër të qytetarëve që janë në treg të derregulluar energjetik, në veri të Kosovës, nuk kanë rritje të çmimit të energjisë. Zyrtarisht, z. Kurti, me marrëveshjen për energjinë pas katër vite negociata me elektrotroserverin i ndau qytetarët e Kosovës në dy tregje të ndryshme energjetike. Pra , thënë thjeshtë për qytetarët, pjesa veriore e Kosovës për qytetarët atje nuk do të ketë ngritje të tarifave të energjisë siç po ndodhë me pjesën tjetër të Kosovës rritja me 16.1%.

    Ky është sovraniteti energjetik i qeverisë Kurti!Sovranitet të tillë, improvizues popullist e ke pothuajse në shumë sektorë të ekonomisë.

    Nuk është e rastësishme zvarritja e formimit të institucioneve!

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.