×
  • Lajme
  • Lajme

    Tarifa e Kosovës ndaj SHBA-së, Oda Amerikane: E pakuptimtë që institucionet shtetërore s’po japin asnjë sinjal për heqjen e saj

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, shprehu zhgënjim për mungesën e një reagimi pozitiv nga ana e institucioneve qeveritare ndaj kërkesës për pezullimin e tarifave doganore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një çështje që, sipas tij, nuk duhet të ishte bërë pjesë e polemikave politike të brendshme.

    Ai paralajmëron se zvarritja e kësaj çështjeje, jo vetëm që dëmton perspektivën e investimeve amerikane, por edhe minon marrëdhëniet strategjike me aleatin më të rëndësishëm të Kosovës.

    Zeka thotë se në vend të një reagimi konstruktiv institucional, kërkesa për pezullimin e tarifës është kthyer në temë për përplasje politike të brendshme.

    “Nuk ka pasur ndonjë reagim pozitiv nga ana e qeverisë së Kosovës. I vetmi reagim ka qenë ai i anëtarëve të dikastereve qeveritare që i kanë bërë kërkesës së parashtruar nga ana e presidentes së Kosovës për të njëjtën çështje. Pra, që të pezullohen tarifat doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte e pakuptimtë që në vend që të kishim një reagim pozitiv, çështja përfundoi me një polemikë të brendshme politike, për çka ne sërish si Odë Ekonomike Amerikane reaguam pas kërkesës sonë fillestare që të hiqen tarifat doganore me SHBA-në. Është një çështje që të mos ndërmarrësh veprim, por është çështje tjetër që pastaj kërkesat e tilla të shndërrohen në objekt polemikash të brendshme politike. Asnjë çështje, e cila ndikon në marrëdhëniet me SHBA-në nuk do të duhej të bëhej objekt i polemikave, por do të duhej të ishte gjithmonë çështje e konsensusit të padiskutueshëm të brendshëm politik. Ajo çfarë kemi parë prej shumicës së partive në Kosovë është që e kanë mbështetur një kërkesë të tillë dhe rrjedhimisht vetëm partia në pushtet nuk ka ndërmarrë masa të tilla ose nuk është deklaruar nëse e mbështet një kërkesë të tillë”, tha Zeka për Ekonomia Online.

    “Një vendim, i cili ka qenë pjesë e strukturës tarifore të ndërtuar, të vendosur përgjatë viteve në Kosovë, nga koha e administrimit nga OKB-ja e më tej pas pavarësisë, do të duhej të kishte një trajtim të veçantë në rastin e SHBA-së. Duke mos qenë anëtar të Organizatës Botërore të Tregtisë, nuk besojmë që ka dispozita, të cilat do të rëndonin mbi Kosovën dhe do të parandalonin që Kosova të ndërmerrte një hap të tillë. Ngjashëm me masën e fundit të ndalimit të importit të produkteve nga Serbia, e cila thirrej në një masë të sigurisë, argumenti i sigurisë në këtë rast, duke e ditur që SHBA-ja luan rolin kyç në ofrimin e sigurisë për Kosovën, do të mund të ishte në fundament të një vendimi, i cili do të merrej në mënyrë të njëanshme, ashtu siç kemi kërkuar ne për pezullimin e tarifave doganore me SHBA-në,” tha ai.

    Zeka shton se edhe vetë administrata amerikane e ka bërë të qartë se vendimi për tarifat është pjesë e masave të reciprocitetit dhe se i takon palës kosovare që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zhbërjen e tyre.

    “Vendimi i administratës amerikane është thënë që është masë e reciprocitetit, që do të thotë që u takon shteteve të tjera, të cilat i kanë vënë paraprakisht këto detyrime doganore ndaj SHBA-së që t’i shfuqizojnë, ashtu që administrata amerikane të mund ta konsiderojë heqjen e një mase të tillë reciprociteti që ua kanë vënë shteteve, në këtë rast shtetit të Kosovës. Gati çdo ditë po përsëritet nga ana e përfaqësuesve të ndryshëm të administratës amerikane, nisur nga presidenti Trump, që po presim që shtetet të vijnë dhe të fillojnë negociimin e marrëveshjeve për tregti të lirë ose angazhimeve të tjera, ashtu që edhe ne të mund të reagojmë. Është e pakuptimtë që nga ana e institucioneve tona shtetërore realisht nuk po jepet asnjë sinjal për sa i përket kërkesave që janë parashtruar nga ana e disa hisedarëve, përfshirë edhe Odën Amerikane, asociacionet e tjera të biznesit, por edhe hisedarëve shtetërorë e politik në anën tjetër”, tha ai.

    Megjithatë, ai thekson se edhe pse tarifa është vetëm 10 për qind, heqja e saj do të kishte ndikim pozitiv të drejtpërdrejtë në tërheqjen e investimeve.

    “Tarifa si e tillë nuk lë shumë hapësirë për një pesimizëm ose pritshmëri negative për shkak se lartësia e saj në rastin e Kosovës nuk është e krahasueshme me tarifën që për shembull ju është vënë shteteve anëtare të BE-së apo disa prej shteteve fqinje të Kosovës që janë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor. Edhe Kosova, edhe Shqipëria në këtë rast kanë pasur fat pak më të mirë, meqë tarifa në rastin tonë është vetëm 10 për qind. Po të hiqej fare, natyrisht se do të ndikohej në rritjen e investimeve amerikane dhe investimeve të tjera të huaja, të cilat do të konsideronin Kosovën si vend të përshtatshëm për zgjerimin e investimeve të tyre dhe pastaj natyrisht eksportimin e të njëjtave produkte, qoftë në BE, në Turqi, SHBA, duke e ditur që përparësitë tona konkurruese do të rriteshin më tej”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit. Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ushtarët e Policisë Ushtarake të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar me sukses një...
    Sport30 Maj 2025
    Hansi Flick ka pasur një ndikim transformues te Barcelona që nga ardhja e tij verën e kaluar te gjigantët e La Ligës....
    Kronika30 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet...
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.