Igli Tare do të vazhdojë të mbetet te klubi i Lazios, në postin e drejtorit sportiv.
Së fundmi, drejtori shqiptar është kërkuar nga klubi gjerman, Eintracht Frankfurt, duke ia ofruar këtë post, shkruan FrontOnline.
Por, palët nuk kanë arritur marrëveshje dhe Tare nuk do të shkojë në Gjermani.
Kështu, ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet te klubi romak.
Ndryshe, Tare është njëri ndër drejtorët më të mirë sportiv në botën e futbollit.
Ai shquhet për lëvizje të zgjuara në tregun e transferimeve./FrontOnline/