Tara, vajza e këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi sot po feston ditëlindjen e saj të 12-të.
Urime të shumta mori sot Tara nga fytyra të ndryshme publike.
Ndërsa s’kishte se si të mungonte edhe urimi i këngëtarit, Blero Muharremi dhe aktores Teuta Krasniqi.
Më poshtë keni urimet e tyre:
“Tara ime, dielli im, thesari im, Urime ditëlindja shpirti mamit 🎉🎉🎉
12 vjet përplot bekim e lumturi, dashuri të pafundme e mirësi, siç din të dhurosh vetëm ti. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri dhe mbarësi, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur 🙏🙏🙏 Gjithmonë beso në vetvete dhe vazhdo të jesh kjo që je, thjeshtë e mrekullueshme, sepse kështu do të vazhdosh ta bësh krenare veten dhe gjithë ata që të njohin. Ti frymon dashuri dhe mirësi e unë nuk kam se si të jem më falënderuese dhe më e lumtur se kaq sa jam çdo ditë të jetës sime me ty. Zemrën time e mbani përgjithmonë ti dhe Kaia, dy dritat e syve të mi. Të duam pa kufi e gjithë familja ❤️❤️❤️”, ishte urimi i Teutës.
“Ta uroj ditëlindjen shpirt i babit, është si me ja uru veti ditën mw t mirw te jetës time, që i bien ditën kur Zoti na ka beku me ty. Jam krenar babë, me bën te ndihem i rendësishëm . Duke te shikuar ty qe po rritesh, kam shume ndjenja mixe. Kënaqesi, stres,krenari, përgjegjësi dhe shume tjera. Por gjeja ma e rëndësishme është qe je vet jeta për mua, dhe është misioni im i jetës qe te jep shembull te mir për ty. Babi te don pa kufi. Cpufja e babit për mua do te jesh gjithmonë e vogla e babit , por ma e rendësishmja e jetës time. TE DUA ❤️” ishte urimi i Bleros për vajzën.