Klubi i Futbollit Llapi ka zyrtarizuar edhe përforcimin e tretë brenda ditës së mërkurë.
Llapjanët janë përforcuar në repartin defanzivë me mbrojtësin e majtë, Dion Miftarin.
“Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m, bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Llapit.
20-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e NK Brezice 1919.
“Bardhekaltrit” nga Podujeva gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe ish-sulmuesin e Feronikelit, Adem Maliqin.
Gjithashtu, trajneri Tahir Batatina ka rikthyer në skuadër edhe Dardan Jasharin.