×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa dhe kufizimi i automjeteve nuk po shihet si zgjidhje për ajrin e pastër në Prishtinë

    FrontOnline
    08 Nëntor 2020

    Idetë e udhëheqësve të Prishtinës se hyrja në qendër të kryeqytetit me automjete mund të kushtojë 10 euro, po dalin të jenë të papranueshme. Madje thuhet se kufizimi i veturave në qendër të qytetit nuk është zgjidhje për shmangien e ndotjes së ajrit.

    Derisa veprim konkret në përmirësimin e këtij të fundit po konsiderohet zgjerimi i rrjetit të ngrohtores së qytetit nga Termokosi.

    Asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ngrit akuza ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se taksa dhe bllokimi i veturave është vetëm arsyetim i mos punës se çka ka ndodhur deri më tani në Prishtinë.

    Derisa ka theksuar se shmangia e ndotjes së ajrit mund të ndodh vetëm me zgjerimin e rrjetit nga Termokosi, në të gjitha lagjet e Prishtinës.

    Retkoceri: Taksa dhe bllokimi i veturave është arsyetim i mos punës në Prishtinë

    “Sa i përket taksës që po flitet me u vendos për veturat që hyn në Prishtinë kjo më së paku është zgjidhje. Nuk është zgjidhje për faktin se kryetari i komunës tash edhe pse po e zbaton një premtim të dhënë qysh në kohën e VV-së, se do t’i bllokoj hyrjet në Prishtinë dhe njerëzit do të kenë mundësi ku ta parkojnë veturën e të hipin në trafik urban, ne jemi t’u e pa që nuk ka asnjë parking të vetëm në hyrje të Prishtinës, ku qytetarët do të mund t’i lenin makinat e tyre, pastaj kemi një trafik urban të stërngarkuar që nuk i jep zgjidhje…Në rastin tjetër ne nuk kemi asnjë veprim konkret nga Komuna e Prishtinës për të zgjeruar rrjetin e ngrohtores së qytetit, ku shumë qytetarë nuk do të përdornin më stufat e tyre me thëngjill dhe do të përdornin ngrohtoren e qytetit, këto mendoj që kishin me ndikuar në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë. Mirëpo taksa dhe bllokimi i veturave, sidomos qytetarëve të qyteteve tjera nuk është zgjidhje, ajo është vetëm arsyetim i mos punës se çka ka ndodhur deri tani në Prishtinë”, thotë Retkoceri për KosovaPress.

    Se zgjerimi i rrjetit të ngrohtores së qytetit është zgjidhje adekuate për të shmangur ndotjen e ajrit, e thotë edhe asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi.

    Azemi: Është shumë e rëndësishme që komuna të ketë prioritet zgjerimin e rrjetit të Termokosit

    “Problemi me ajrin në Prishtinë është shumë më i thellë si specifikë kryesore sipas çdo analize që është bërë deri më tash, del të jetë ndërtimi i egër, pra ndërtimet pa leje, të cilat janë ndërtuar gjatë mandatit të Shpendit. Grimcat të cilat e ndotin ajrin, mbesin vazhdimisht në qarkullim në Prishtinë për shkak se këto ndërtime të egra, e kanë pamundësuar qarkullimin e tyre dhe rrjedhimisht ato sillen nëpër qytet…Për të ndërmarr veprime konkrete të cilat ndikojnë në përmirësimin e ajrit, normalisht do të ishte zgjerimi i rrjetit të Termokos-it, sidomos në këto lagje të cilat ngrohen me thëngjill apo qymyr. Është shumë e rëndësishme që komuna të ketë prioritet zgjerimin e rrjetit të Termokos-it”, thotë Azemi.

    Ndërkaq, asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Mustaf Krasniqi, ka thënë se vendosja e taksës prej 10 euro do t’i dëmtonte qytetarët dhe se si zgjidhje të shmangies së ndotjes së ajrit e sheh zgjerimin Termokos-it.

    Krasniqi: Zgjidhja e Termokos-it ndikon shumë më shumë në pastrim të ajrit

    “Paraprakisht duhet me kiju kushte dhe hapësira të parkingjeve në mënyrë që të gjithë ata që vinë në kryeqytet të lënë veturën diku, mandej qoftë me mjete të transportit publik, qoftë me mjete tjera mund të orientohen aty ku kanë me kryer shërbime…Madje nëse bëjmë një veprim të tillë do t’iu hapet rruga edhe komunave tjera që çdo veturë e Prishtinës, edhe tjerëve do t’i nënshtrohet taksës….Zgjidhja e Termokos-it ndikon shumë më shumë në pastrim të ajrit”, ka thënë ai.
    E rrëzim të tërësishëm të këtyre ideve po kërkojnë qytetarët, të cilët thonë se përderisa kryetari Ahmeti, nuk siguron parkingje jashtë qytetit, bllokimi dhe taksa janë të pa pranueshme.

    Tahir Rrecaj thotë për KosovaPress, se hyrja në qendër të qytetit me pagesë përveç që nuk është zgjidhje për ajrin, është ndëshkim për qytetarët.

    Rrecaj: Çka nëse edhe qytetet tjera zbatojnë të njëjtën masë të reciprocitetit

    “Mendoj që nuk është aspak e drejtë për shkak që është një ndëshkim për qytetarët jashtë qytetit të Prishtinës. Çka nëse edhe qytetet tjera zbatojnë të njëjtën masë të reciprocitetit. Kjo do të shkaktonte një gjendje kaotike totale…Nuk është zgjidhje as për ajër as për asgjë, ajri ndotët edhe me gjëra tjera, jo vetëm me makinat”, thotë Rrecaj.

    Qytetari Avdi Gjonbalaj, vendosjen e kësaj takse nuk e sheh zgjidhje. Ai madje thotë se përderisa nuk sigurohet parkingu dhe transporti për t’u futur në qytet, kjo ide nuk duhet të diskutohet.

    Gjonbalaj: Duhet me pas edhe ku me i lënë automjetet jashtë qytetit

    “Nuk është zgjidhje absolut nuk është, nuk i lejojnë me hy brenda kur nuk kanë bë zgjidhje se si me hy në qytet, duhet me pas edhe ku me i lënë makinat jashtë qytetit, me pas transportin me ardhë deri në qendër të qytetit”, thotë Gjonbalaj.

    Derisa, shqyrtimin e idesë se hyrja në qendër të kryeqytetit me automjet mund të shoqërohet me një pagesë prej 10 eurosh, për të parandaluar kështu ndotjen e ajrit, e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

    Ndërkaq, mundësia e vendosjes së kësaj takse ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët dhe kryetarë të komunave.

    KosovaPress ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga Komuna e Prishtinës, por të njëjtit nuk iu kanë përgjigjur telefonatave.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.