Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një mbrëmje festive dhe mobilizuese me qytetarë dhe veprimtarë të Degës 3 në Prishtinë.
Abdixhiku theksoi momentumin pozitiv dhe frymën e ndryshimit që po përçohet në Kryeqytet përmes aktiviteteve të ndryshme dhe tubimeve, transmeton klakosova.tv”Mbrëmje festive, mbrëmje takimi e mobilizimi me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 në Prishtinë.
Fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po na shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet. Si në shënime festive, ashtu dhe në takime e tubime. E tillë ishte dhe mbrëmja e sontme në Degën 3!”.