Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku do të takohet të mërkurën me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Gazeta Express mëson nga burimet se takimi do të ndodhë në orën 14:00.
Kreu i LDK’së do të takohet me Osmanin për të folur rreth çështjes së votimit të presidentit.
Deri më tani Vjosa Osmani është pretendentja e vetme për këtë pozitë, por partia me të cilën ka garuar nuk i ka votat për ta votuar atë në këtë pozitë.
Në këtë mënryë ka filluar dialogu me partitë tjera për të gjetur marrëveshje. PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë Osmanin.
Për tu votuar Presidenti i Kosovës duhet të ketë 81 vota. Nëse nuk i ka këto vota në dy raundet e para të votimit, atëherë i duhen 61 në raundin e tretë por që duhet të marrin pjesë 80 deputetë në votim.
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka bërë të ditur pas votimit si Kryeministër se seanca për votimin e Presidentit do të mbahet pas zëvendësimit të deputetëve që u bënë ministra në Qeverinë e tij.
Zëvendësimin e tyre do ta bëjë KQZ’ja.