Majlinda Kelmendi dhe ekipi i Kosovës në xhudo ishin në takim me presidenten Vjosa Osmani me rastin e inaugurimit të kësaj të fundit në pozitën e të pares së vendit.
Me dukjen e saj sot, xhudistja pejane mori vëmendje të madhe, shkruan FrontOnline.
Por, ajo që befasoi është tatuazhi i Kelmendit.
Inicialet “T.K” janë ato që Kelmendi i ka shkruar në këmbën e saj të djathtë.
Besohet se ajo e ka bërë këtë në shenjë mirënjohjeje për trajnerin e saj, Driton Kuka./FrontOnline/