Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e “Play-off”-it të Ligës së Parë në basketboll te meshkujt ndërmjet Istogut dhe AS Prishtinës.
Takimi do të zhvillohet nga ora 19:00 në Klinë, ku do të përcaktohet se kush do të kualifikohet në finale, ku i pret Drita.
Në sfidën e parë fitore shënoi Istogu me rezultat 95:81, derisa në përballjen e dytë fitore shënoi AS Prishtina me shifrat 84:76, duke bërë që fituesi të vendoset në ndeshjen e tretë.
Kampioni i Ligës së Parë do të inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Superligës, Trepçën se cila do të luajë në elitë edicionin e ardhshëm./FrontOnline/