Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që pati shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor në New York.
Ai ka shpërndarë postimin e Borrell në profilin e tij zyrtar në platformën X.
“I vlerësoj shkëmbimet e hapura dhe të sinqerta gjatë drekës sonë tradicionale të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me liderët e rajonit”, ka shkruar Lajçak.
Derisa Borrell kishte thënë se ishte kënaqësi t’i priste liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë”, është shprehur Borrell.
Po ashtu, kryediplomati shprehet se ‘së bashku, ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë’.
Borrell në rrjetin social X, ndau dhe disa foto me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku në krahë të tij shihet presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
I appreciate the open and frank exchanges during our traditional #UNGA lunch with the leaders of the region. https://t.co/F90nAxzbOA
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 26, 2024