×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Takimi Biden-Starmer, i përqendruar tek Ukraina

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin për luftë me Perëndimin nëse aleatët e Ukrainës lejojnë që ajo të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi në thellësi të Rusisë.

    Është një kërkesë që Kievi po e bën me këmbëngulje, por megjithëse kjo çështje pritej të ishte një nga temat kryesore të një takimi të premten midis Biden dhe kryeministrit të Britanisë Keith Starmer në Uashington, nuk pati njoftim për ndonjë vendim pas tij.

    Ukraina dhe shumë prej mbështetësve të saj në SHBA dhe Evropë duan që Biden të heqë kufizimet për armët me rreze të gjatë veprimi të dërguara nga Perëndimi dhe ka shenja që Presidenti Biden mund ta ndryshojë politikën e administratës në këtë drejtim.

    Shtetet e Bashkuara, të shqetësuara për çdo hap që mund të përshkallëzojë konfliktin, janë treguar të matura më parë para se t’u përgjigjeshin kërkesave të Ukrainës për armë të caktuara, përfshirë tanke të avancuara, raketa dhe sisteme raketash dhe avionë luftarakë F-16.

    Zyrtarët rusë kanë bërë kërcënime të ngjashme përpara atyre vendimeve të mëparshme. Ukraina ishte temë kryesore për Biden dhe kryeministrin britanik Starmer pas vizitës këtë javë në Kiev nga kryediplomatët e tyre.

    Deri tani, SHBA e ka lejuar Ukrainën të përdorë armë të dërguara nga Amerika vetëm në një zonë të kufizuar brenda kufirit të Rusisë me Ukrainën.

    Starmer tha se bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë kur udhëheqësit globalë të mblidhen për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë muaj.

    “Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje dhe ne jemi të bashkuar”, u tha ai gazetarëve pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

    Presidenti Putin tha një ditë më parë se autorizimi i sulmeve me rreze të gjatë veprimi “do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, janë në luftë me Rusinë”.

    Duke folur me gazetarët para bisedimeve me zotin Starmer, presidenti Biden tha se donte ta bënte të qartë se presidenti Putin nuk do ta fitojë luftën.

    I pyetur se çfarë mendonte për kërcënimet e presidentit rus, Biden u përgjigj: “Nuk mendoj shumë për Vladimir Putinin”.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë trysni udhëheqësve ushtarakë amerikanë dhe aleatëve që të shkojnë shumë më tej. Ai argumenton se Shtetet e Bashkuara duhet t’i lejojnë Ukrainës të godasë bazat ajrore ruse nga ku fillohen sulmet pranë kufirit, pasi Rusia ka shtuar sulmet ndaj rrjetit energjitik të Ukrainës dhe shërbimeve, ndërsa po afron stina e dimrit.”

    Gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të vendeve aleate javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nuk besonte se furnizimi i Ukrainës me sisteme të armëve me rreze të gjatë veprimi do të arrinte një ndryshim domethënës në këtë luftë të zgjatur. Ai vuri në dukje se Ukraina tashmë ka qenë në gjendje të godasë brenda Rusisë me sistemet e prodhuara vetë brenda vendit, përfshirë dronët.

    “Nuk besoj se një aftësi e caktuar do të jetë vendimtare, dhe unë i qëndroj këtij komenti”, tha Sekretari Austin./VoA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën. Kjo erdhi pas këtë pyetje ia bëri...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Leo dhe Xuxi kanë diskutuar për marrëdhënien e Drilonit me Sarën. Sipas Leos, Sara po...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrentët e shtëpisë më të madhe në vend, kanë diskutuar gjatë darkës pas Prime për raportin Drilon-Sara. Ishte Fitimi ai që tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.