Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka zyrtarizuar prishjen e koalicionit me LDK-në në komunën që ai udheheq.
Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se mos-votimi i planeve të rimëkëmbjes nga partneri, në këtë rast VV-ja, është i papranueshëm.
“Jemi komuna e parë që duam ta ndryshojmë agjendën e diskutimit në këtë vend. Mosvotimi i këtij plani nuk e ka asnjë kuptim. Kur kemi hyrë në bashkëqeverisje jemi zotuar për një qasje ndryshe në qeverisjen komunale. Sukseset janë të padiskutueshme, dhe ne jemi ndër komunat me përformancën me të mirë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se do të qeveris i vetëm.
“Nuk mund të lejoj që si kryetar komune një kryesi që merr një vendim politike për të mos përkrahur një plan për dalje nga kriza, të vazhdojmë të qëndrojmë në bashkqeverisje, prandaj kemi ardhur në këtë moment. Para tre vitesh kam besuar tek qytetarët e Vushtrrisë që do ta mirëkuptojnë, dhe njëjtë besoj edhe për këtë vendim”, ka thënë Tahiri.
“Ne do të qeverisim të vetëm, pa asnjë koalicion të ri. Vendimet do të shkojnë në Asamble dhe ato s’kanë të bëjnë me asnjë parti politike”, ka thënë tutje ai.
Tahiri ka mohuar se arsye tjetër për prishjen e koalicionit janë zgjedhjet e 14 shkurtit.
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/415016636443326