Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar Konsullen e Përgjithsjme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Strasburg.
Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në Facebook.
“Takim shumë i frytshem me znj. Yvonne Gonzales, Konsullen e Përgjithshme të SHBA në Strasburg. Takimi kishte per qëllim nxitjen e koordinimit tutje për të arritur rezultate në hapin përfundimtar drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Takimi rezultoi gjithashtu me disa këshilla të rëndësishme që duhen konsideruar me kujdes”, ka thënë Tahiri.
Tahiri e ka falenderuar Konsullen Gonzales për mbështetjen që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës.
“E falënderova zonjën Gonzales për mbështetjen që 🇺🇸 i dha 🇽🇰 dhe i kërkova të vazhdonte angazhimi i Amerikës në mbështetje të përpjekjeve tona për t’iu bashkuar Këshillin e Evropës. Miqësia jonë është e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë. Zoti mos na lashtë pa Amerikë”, është shprehur Tahiri.