Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vlerësuar se Vetëvendosja po vazhdon t’iu ikë debateve në prag të zgjedhjeve elektorale që po mbahen, për të cilën thotë se ka dështime në qeverisjen e 2020-ës.
Tahiri, ka thënë se, ndonëse qëndron mirë në sondazhe, Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik nuk ka persona adekuat për prezantimin e një programi politik, shkruan Gazeta Express.
“Kjo është fushata më e çuditshme, sepse shohim abstenim të madh nga prezenca e VV’së. Bart një pjesë të madhe të përgjegjësisë në dështimin e ndodhur më 2020-ën. Politika për ta po doket si një lloj monologu. LVV nuk ka njerëz me ekspertiza të duhura. Ajo mund të jetë mire në sondazhe, por si parti politike iu mungon prezenca e njerëzve që prezantojnë programe politike”, ka deklaruar Tahiri.
Tutje, ai ka thënë se shqetësime për, siç i quan ai, dështimet e qeverisjes së Vetëvendosjes ka dëgjuar edhe nga qytetarët me të cilët partia e tij po takohet për fushatë.
“Është e vërtetë që këto zgjedhje janë në mes të PDK’së dhe LVV’së. Ose do të zgjedhim rrugën e izolimit apo degradimit, ose do të zgjedhim rrugën e rimëkëmbjes së vendit tonë. Qytetarët thonë se vitin 2020 vetëm era shtet nuk ka ardhë. Kjo qeveri filloi me teste të Serbisë, dhe përfundoi me vaksina të saj”, deklaroi ai. /FrontOnline/