×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tahiri: Vitin e ardhshëm fokus do ta kemi fuqizimin e ndërmarrësisë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se brenda buxhetit të planifikuar për vitin e ardhshëm, fokus i veçantë do t’i jepet nxitjes dhe fuqizimit të ndërmarrësisë përmes krijimit të lehtësirave për implementimin e ideve inovative.

    Këto komente ai i bëri në një forum virtual rreth formësimit të politikave shtetërore për nxitjen e zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Innovation Centre Kosova (ICK).

    “Qeveria duke e pasur këtë bosht, apo këtë shtyllë të rëndësishme të ekonomisë së vendit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit e ka një plan të caktuar, mirëpo në anën tjetër edhe me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike janë disa veprime të politikave që do të ndihmojnë, stimulojnë dhe subvencionojnë idetë inovative tek ndërmarrësia në Kosovë” tha zëvendëskryeministri Tahiri.

    Ndërsa, duke u ndërlidhur me ndryshimet e implementuara për t’u përshtatur me pandeminë COVID-19, zëvendëskryeministri foli mbi Ligjin për Nënshkrime Elektronike, i cili mundëson kryerjen e një game të madhe të shërbimeve pa prezencë fizike, të cilën ai e cilësoi si lehtësim për qytetarët, që rrjedhimisht mund të ndikojë në stimulimin e inovacionit, krijimin e vendeve te punës dhe zhvillimin ekonomik.

    Tahiri ndau me pjesëmarrësit se brenda Qeverisë ekziston Programi për Zvogëlimin e Barrës Administrative që do të funksionojë në afat kohor për tetë vite, me qëllimin e intervenimit të menjëhershëm për zvogëlimin apo eliminimin e plotë të barrierave administrative që pengojnë zhvillimin e sektorit privat.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.