×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri – Vetëvendosjes: Kur të doni shkojmë në zgjedhje

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të bëjnë votat për rrëzimin e qeverisë.

    Ai në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ka replikuar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

    Tahiri tha se mund të shkojnë në zgjedhje dhe se është e drejtë që secili deputet të flasë për zgjedhje e të kërkojë rrëzimin e qeverisë.

    “Sa i përket ping-pongut për zgjedhje edhe mocionit të qeverisë, ju lutem një mocion e ka ngrit Selimi me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Nëse i keni votat urdhëroni, mos na mbani mbi krye jo sot, jo nesër po i bëjmë votat dhe ju rrëzojmë. Shkojmë në zgjedhje kur të doni. Kur t’ua merr mendja të shkojmë në zgjedhje, shkojmë në zgjedhje. Bëni votat! Ne si qeveri në këto 100 ditë, kemi arritur në masë të madhe t’i sanojmë disa çështje që kanë qenë problematike’, ka thënë Tahiri.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i ka bërë thirrje qeverisë së vendit që të jep dorëheqje, pasi nuk ka mundësi të kalojë asnjë ligj me shumicë të thjeshtë.

    “Na e dha një ofertë ekskluzive tha shkojmë në zgjedhje kur të doni, na tash po duam. Nuk është rruga e vetme mocioni, ka edhe rrugë të tjera, ka edhe dorëheqje, qe neve na leni kështu pa tekst nëse ju vazhdoni tash me thënë këqyrni nuk po ju presim hiç po duam të shkojmë në zgjedhje, po japim dorëheqje, bëjeni, pra! Ama, një ta dini, që ne jemi shumë të vendosur të shkojmë drejt zgjedhjeve, sepse kemi përballë një Qeveri që nuk e ka shumicën dhe një qeveri ilegale, ilegjitime, që nuk është në gjendje të kalojë asnjë ligj me shumicë të thjeshtë. Kjo duhet të ishte jo mesazh nga ne, por vetëdijesim i juaji që nuk shkohet më kështu, përveç që kemi për herë të parë një Qeveri pa fituesin. Jepni dorëheqje, tregoni bujarinë tuaj dhe tregoni besimi tuaj se në zgjedhjet tjera do të dilni më mirë”, tha ai.

    Për këtë shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se dështimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike për herë të gjashtë tregon pafuqinë politike të koalicionit qeverisës.

    “PDK nuk është duke vepruar në inate sa i përket këtij ligji të propozuar nga ana e qeverisë. Por ne po themi që ky ligj nuk ka substancë dhe nëse është në pyetje veç tërheqja e mjeteve të trustit ne e kemi prurë edhe një iniciativë tjetër ligjore, ejani për një javë ditë dhe e rregullojmë”, tha ai.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk mori votat e mjaftueshme as propozim-rezoluta për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes së Vetëvendosje Fatmire Kollçaku, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në Karaçevë të Kamenicës.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.