Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush.Tahiri thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës me në krye liderët e saj bëri luftë të drejtë .
“Jemi dhe duhet te jemi krenar me historine tonë dhe gjithë shqiptaret qe beme kete histori te lavdishme, duke i dhene fund gjencidit serb dhe duke siguruar qe kurr ma nuk do te ndodh.” shkruan Tahiri në Facebook.
Postimi i plotë:Historine e lirise nuk mund ta ndryshoj askush. Ushtria Clirimtare e Kosoves beri lufte te drejte ne krye me lideret e saje, e mbeshtetur nga populli trim i Kosoves. UCK ia dha grushtin e fundit okupatorit serb, e paraprire nga LDK-ja dhe shume rezistenca shqiptare per 100 vjet. Jemi dhe duhet te jemi krenar me historine tonë dhe gjithë shqiptaret qe beme kete histori te lavdishme, duke i dhene fund gjencidit serb dhe duke siguruar qe kurr ma nuk do te ndodh. ??