Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar menjëherë pas votimit në lexim të dytë të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se mandati i pozitës dhe opozitës në demokraci, është para së gjithash mbrojtja dhe përfaqësimi i qytetarëve.
Tahiri, ka treguar edhe dhjetë efektet e këtij ligji.
Postimi i tij i plotë:
10 efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike!
Mandati i pozitës dhe opozitës në demokraci, është para së gjithash mbrojtja dhe përfaqësimi i qytetarëve. Secili përfaqësues, secili institucion, secili subjekt, secili që ka mandat të flasë apo përfaqësojë sovranin, në momente të caktuara, kritike, duhet të ketë fuqinë të ngritet mbi pozicionet, interesat, apo pikëpamjet parciale.
Është inkurajuese dhe për tu përshëndetur, që ndodhi një reflektim pozitiv, edhe pse i vonuar në lidhje votimin e Ligjit për Rimkëmbje. Është premtues fakti që shumica e nevojshme, gjykoi drejtë, që me mos kalimin e Ligjit, ishin qytetari dhe shteti të cilëve po u bëhej padrejtësi.
Më poshtë po ndaj me ju dhjetë (10) efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të ketë një impakt rifreskues për zhvillimin, ekonominë dhe mirëqenien.
Mes tjerash, Ligji për Rimëkëmbje do të:
Lidershipi dhe përkushtimi kërkohet në kohëra sfidash, andaj duhet falenderuar secilin për guximin për të lëvizur përpara.
Nuk duhet humbur kohë,
Të fokusohemi në implementim efikas dhe të përpiktë!/FrontOnline/