×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri takohet me kryetarin e kongresit dhe kërkon mbështetje për anëtarësim në NATO

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e Kongresit Amerikan, Mike Johnson dhe pesë kongresmenë.

    “Gjatë qëndrimit tim në Huston të Teksasit pata nderin të isha pjesë e një eventi të nivelit të lartë në SHBA dhe të takoj kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë Kongresmenë (z. Randy Weber, z. Dan Crenshaw, z. Morgan Luttrell, Brian Babin dhe Kevin Brady kryesuesi i Ways & Means Committee) të cilët i falënderova për mbështetjen që SHBA i dha Kosovës në të gjitha etapat e saj”, ka thënë Tahiri.

    Ai tha se në takimet ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    “Në të gjitha takimet theksova se: Kosova ka një të ardhme të ndritur, dhe së bashku me miqtë tanë amerikanë  me mbështetjen e NATO-s , do të vazhdojmë të ndërtojmë një rrugë drejt prosperitetit, sigurisë dhe suksesit të përbashkët! Theksova se si vend angazhohemi në forcimin e miqësisë dhe partneritetin në mes të dy shteteve dhe kërkova të kemi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës më NATO”.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Dje rreth orës 11:22, një person nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete shpërthyese. Policia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 30 copë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është...
    Të tjera
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar që t’i detyrojë disa punëtorë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një valixhe në oborrin e saj. Në fotot e siguruara...
    Kronika13 Shtator 2024
    Një burrë ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pasi që dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Sipas raportit...
    Opinione13 Shtator 2024
    Shkruan: Bardhyl Mahmuti Me vëmendje të madhe ndëgjova fjalën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në konferencën ndërkombëtare për...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq,...
    Front TV13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturave në ditët me shi. Përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.