×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri sulmon Kurtin: Atë çka Haga po e quan si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, Albin Kurti e ka pasur gjuhë të përditshme

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili sipas tij vetëm pas dy javësh nga ngritja e aktakuzave ndaj udhëheqësve të UÇK-së gjeti kurajo për të folur.Tahiri thotë se atë çka e ka përkufizuar Prokuroria e Hagës si ndërmarrje e përbashkët kriminale, Kurti e ka pasur gjuhë të përditshme ndaj figurave të luftës për liri.

    Ai akuzon Kurtin se sot i dha vulë të pltoë koordinimit si me pahir me logjikën e Serbisë, se Specialja është produkt i gabimeve politike.

    “Për Albinin si një dezertor që ka abstenuar nga historia, këto gjëra janë asgjë më shumë se oportunizëm për t’u hedhur në histori, aty ku nuk ishte hedhur me kohë” shkruan Tahiri.

    Ky është postimi i tij i plotë:
    Dy javë pas ngritjes së aktakuzave ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më në fund, Albin Kurti gjeti kurajo për të folur rreth këtij zhvillimi. Por përkundër kësaj, as sot, nuk e fshehu dot logjikën e ngjashme me atë çfarë ka thënë tashme për më shumë se një dekadë.

    Për shtatë vite, ai ka folur në Kuvend dëngllat e njëjta me ato që sot i mvishen drejtuesve të UÇK-së në aktakuzë. Atë çfarë e ka përkufizuar Prokuroria në Hagë si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, Albin Kurti e ka pasur gjuhë të përditshme ndaj figurave kryesore të luftës sonë për liri, kurdo që ka pasë një mikrofon para vetës.Dërdëllisja e sotshme si qëllim për të kamufluar dërdëllitjet e kamotshme, është tregues i gjykimit të mbrapshtë që ka Albin Kurti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave drejtuese të saj. Mbi të gjitha, në këtë liturgji fundjave, Albin Kurti i dha vulë të plotë koordinimit si me pahir me logjikën që ndjek Serbia, se Gjykata Speciale është produkt i gabimeve tona politike.Tashmë kur edhe zyrtarisht, protagonistët e angazhuar që në fillim rreth gjykatës, po flasin hapur atë që e dimë të gjithë, se ngjizja, mbështetja dhe pistat e akuzave për të cilat është ngritur kjo gjykatë e ka adresën në Rusi, Kurti ua atribuon këtë fakt pikërisht ish drejtuesve të UÇK-së. Por për Albinin si një dezertor që ka abstenuar nga historia, këto gjëra janë asgjë më shumë se oportunizëm për t’u hedhur në histori, aty ku nuk ishte hedhur me kohë.Ashtu siç e tha në fillim, se kjo ishte një konferencë e radhës, e jo një konferencë e domosdoshme si përgjigje ndaj zhvillimeve, edhe kësaj radhe, ai dëshmoi se është po i njëjti Albin që ka problem esencial me atë që ka prodhuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe liria jonë politike pas luftës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.