×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Serbia nuk e do Asociacionin sipas Kushtetuesese, po bëjnë politikë

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Njohësi  i çështjeve politike, Ramush Tahiri, në një prononcim për Front Online ka reaguar pas konferencës së mbajtur të emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se Asociacioni duhet të formohet.

    Tahiri ka thënë se Serbia është ajo që po e pengon formimin e këtij Asociacioni, pasi Kosova është  gatshme ta formoj me vërejtjet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

    “Asociacioni duhet të formohet. Gjykata ka udhëzuar edhe çdo dokument që bëhet për Asociacion duhet të bëhet në bazë të parimeve që i ka thënë Gjykata”, ka thënë ai për Front Online.

    Tahiri ka treguar se pas marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Bruksel më 2015 është vendosur që të formohet një ekip i cili do të punojë në hartimin e statutin, por që ky ekip nuk po e kryen detyrat e saj.

    “Aty është një këshill drejtues i cili e bënë një dokument për Asociacionin, i cili e bënë edhe statutin, aty janë 4 serb, 3 meshkuj një femër. 3 nga veriu 1 nga jugu domethënë nuk është faji tek ne, ata këtë dokument nuk e kanë bërë kurrë, ose e kanë bërë por kurrë nuk ia kanë dërguar Kosovës”, ka thënë Tahiri për Front Online.

    Tahir më tutje është shprehur se ky ekip nuk po i përgatit dokumentet e nevojshme.

    “Asociacioni ka mbetur puna tek operacionet teknike. Kosova nuk ka faj pse s’po bëhet  Asociacioni, kanë faj ata që nuk po i përgatisnin dokumentet”, ka thënë ai.

    Sipas politologut Ramush Tahiri pala serbe nuk e do Asociacionin sipas vendimit të Kushtetueses, dhe po bëjnë politikë.

    Ata nuk ë bëjnë këtë pasi thonë më mirë mos me pas fare sesa asociacion si ka thënë Gjykata Kushtetuese, nuk janë të interesuar dhe po bëjnë politikë.

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, sot në një konferencë për media, ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk implementohet themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

    Ai tha se Kosova e ka marrë përsipër zotimin për themelimin e Asociacionit dhe ky zotim duhet të implementohet./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje sonte po mban një tubim në qytetin e Pejës. Tubimi tashmë ka filluar dhe kjo është bërë e ditur nga...
    Lajme13 Janar 2025
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjekët kanë konstatuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçe, e cila është gjetur sot në një apartament në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë....
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha e ka vënë në siklet Drilonin, pasi ky i fundit i tha gjyshe. Ajo i është drejtuar atij, që sa e...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Lajme13 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore. Në një deklaratë në Facebook thuhet se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.