×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri – Selimit: Dilni në opozitë dhe ta rrëzojmë këtë Qeveri

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Deputetët në seancën e sotme të Kuvendit kanë diskutuar edhe për Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës. Kjo çështje e ka përplasur ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin, i cili ka kërkuar që AAK-ja të dalë në opozitë për ta mundësuar rrëzimin e Qeverisë.

    Selimi fillimisht tha se miratimi i këtij Projektligji është obligim që vjen nga marrëveshja e MSA-së dhe se është e rëndësishme që të respektohet marrëveshja e parë kontraktuale që Kosova e ka me BE-në.

    “Sa i përket shqetësimeve që u ngritën për blerjen e pronave nga shtetet jo mike si Rusia, Kina, Serbia, etj., unë po ju siguroj që kemi mekanizma të mjaftueshëm shtetërore që t’i kontrollojnë transaksionet e tilla e kemi inteligjencën financiare, rregulloret e BE-së. Ajo që duhet ta shohim me sy tjetër është mundësia që ky ligj i jep diasporës shqiptare që të ketë prona këtu”, tha Selimi, duke shtuar se diaspora nga Gjermania do të ketë më shumë mundësi që të përfshihet në Kosovë edhe duke blerë prona.

    Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se kjo Qeveri është e painteresuar që ta mbështesë këtë nismë.

    “Vërtet ju përgëzoj për angazhimin tuaj personal për me çu një nismë të tillë përpara. Në anën tjetër se sa kjo mazhorancë dhe ky kryeministër është i interesuar për me i mbështet ato kategori që i përmendet ju po e shihni edhe ju sot në Kuvendin e Kosovës. Mazhoranca sot nuk ka krijuar kushte për me kalu një politikë e tillë, po del e parëndësishme për ju”, u shpreh Tahiri.

    Ai tha që kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë.

    “Këtu po e shohim jo seriozitetin tuaj dhe të kësaj qeverie në raport me një politikë me një obligim tonin në raport me BE-në që e kemi marrë dhe është dashur të kryhet para 5 viteve. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt dhe ju duheni me iu bashku opozitës me i bë votat bashkë me e çu këtë qeveri në shtëpi sepse nuk keni potencial me kalu as edhe një ligj të vetëm, dhe ekzistenca ma tutje e kësaj qeverie nuk ka kuptim”, u shpreh Tahiri.

    Në kundër-replikë, ministri Selimi shtoi se obligimet që dalin nga MSA-ja duhet t’i shohin si obligime të përbashkëta, të pozitës dhe opozitës.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Gusht 2025
    Radio Evropa e Lirë – Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të...
    Lajme12 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditë më parë qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 13-vjeçare është dhunuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatare...
    Lajme12 Gusht 2025
    Vigan Qorolli, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Drejtësisë, në RTKPrime tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është caktuar se të...
    Të tjera
    Lajme12 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Visar Azemin si kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt në...
    Lajme12 Gusht 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas raportit,...
    Lajme12 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka njoftuar se në 12 orët e fundit janë regjistruar 72 vatra zjarri dhe se 11...
    Lajme12 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, kryeson listën e kandidatëve...
    Lajme12 Gusht 2025
    20-vjeçari nga Staten Island, Albi Limani,  është ekstraduar në New Jersey pas arrestimit në Florida, ku tentoi të largohej nga vendi së...
    Lajme12 Gusht 2025
    Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.