×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tahiri: Qeveria Kurti më e dobëta në trajtimin e mirëqenies së qytetarëve

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe ka dëmtuar raportet me faktorin ndërkombëtar.

    Tahiri thotë se për fajin e Qeverisë, qytetarët janë më të varfër dhe ballafaqohen me probleme seroze. Theks të veçantë i jep mungesës së mirëqenies së qytetarëve.

    Tahiri ka përmendur pagat e ulëta, çmimet e larta e mungesën e sigurimeve shëndetësore.

    “Problemi themelor i kësaj qeverie në këto tri vite ka qenë defokusimi total i problemeve që ndërlidhen me politikat e brendshme. Kosova është sot më e varfër, Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze që lidhen me mirëqenien e qytetarëve. Pensionet janë të njëjta, pagat janë të njëjta, kushtet veçse janë vështirësuar, ndërsa çmimet janë rritë në çdo aspekt. Në rrafshin e brendshëm ka një dështim total të menaxhimit të politikave të brendshme”.

    “Paramendo për tri vjet nuk kanë arritur me sjell një ligj që kanë pas kauzë, ligjin për sigurime shëndetësore. Është vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore. Në rrafshin ndërkombëtar, Kosova vazhdon të jetë në sanksionet e Bashkimit Evropian. Në rrafshin e marrëdhënieve bilaterale me Amerikën kurrë s’kanë qenë më të dobëta, përderisa ardhmëria jonë po shihet që është pikëpyetje, po shihet edhe vetë qasja e qeverisë që e kanë raport me Këshillin e Evropës”.

    Tahiri ka fajësuar pushtetin edhe për migrimin e të rinjve, ndërsa thotë se Kosova rrezikohet nga ekzistenca e njerëzve për shkak të mungesës së perspektivës.

    “Kjo qeveri është Qeveria më e dobët në trajtimin e mirëqenieve qytetarëve. Pra qytetari Kosovës është më i varfër me më pak shpresë dhe kurrë s’ka qenë migrimi i të rinjve nga Kosova për vendet perëndimore më shumë se tash. Është ka rrezikohet do të thotë më të madhe ekzistenca e njerëzve në Kosovë për shkak të mungesës së perspektivës dhe shpresës”, u shpreh Tahiri./eo/

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025, raporton Ekonomia Online. Një vajzë dhe...
    Lajme01 Janar 2025
    Dridhjet e një tërmeti në Shqipëri janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës, afër Kukësit. Sipas një lexuesi të Gazetës Express,...
    Lajme01 Janar 2025
    Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.