Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se për katër vjet përfaqësues të shtetit, përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti kanë përdorur gjuhë fyese gjatë zyrtarëve të administratës amerikane.
Ai tha se edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përdorur gjuhë të rëndë.
Sipas tij, kjo gjuhë nuk do të duhej të lejohej në një odë burrash në fshatin e tij, lërë më ndaj shtetit që ka çliruar Kosovën, thotë Tahiri.
Këto komente Tahiri i bëri teksa komentoi fitoren e Donald Trump dhe kritikoi Qeverinë Kurti për qasjen në raport me SHBA-të.