×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për marrëveshjet ndërkombëtare: Pa u shkarkuar Kusari-Lila, nuk i votojmë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri  ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pa dhënë dorëheqje, apo pa u shkarkuar Mimoza Kusari-Lila, e cila sipas tij është koordinuar me Radoiçiqin, ata nuk i votojnë ato marrëveshje.

    Tahiri tutje është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur koordinim me opozitën.

    “Pas publikimit të një bisede mes Radoiçiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës, u del se ata janë dakorduar për ligjin për Pagën Minimale, e cila i prek të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë moshë punë, pra është një dakordim i tyre që ata kanë vendosur të na caktojnë Pagën Minimale, ka qenë dakordim i tyre të vendosin se kush të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”.

    “Ne normalisht që do të marrin secilin veprim të mundshëm që të parandalojmë çdo gjë që na vjen prej tyre dhe në këtë rast, tek marrëveshjet ndërkombëtare, ne e kemi bërë të qartë, që pa u dorëheqë, apo pa u shkarkuar nga kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, e cila duket se çdo gjë e ka koordinuar me Radoiçiqin, ne nuk i votojmë, VV-ja nuk ka pasur koordinim me opozitën”

    “Kjo është luftë hibride e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj të vërtetave që kanë dalë, kjo është luftë hibride e tyre, ndaj të vërtetave që kanë dalë, ata nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me asnjë prej tyre, ata nuk e mohojnë që është zëri i tyre, vërtetësinë e këtyre bisedave”, është shprehur tutje ai./Klankosova.tv.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por ajo duhet së...
    Kronika16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur komuna e paralele në Skenderaj. Policia ka bërë të ditur se provat materiale që...
    Lajme16 Tetor 2024
    Analisti poltiik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka komentuar bisedat e fundit të publikuara në media mes Mimoza Kusari-Lilës si shefe e Grupit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Baerbock kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë bullgarët si pakicë themeluese për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, dhe ofron...
    Lajme16 Tetor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka bërë një shkrim të ngjashëm me atë të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili mbrëmë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka vizituar sot krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. Grabovci ka thënë pas...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, thotë se biseda e publikuar mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiq, është bisedë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Pas publikimit të disa incizimeve me zë që kishte bërë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes me zyrtarë të lartë të Listës...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Astronautët në misionin “Artemis 3” të NASA-s që do të nisen drejt Hënës në shtator 2026, do të mbajnë veshur kostume të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.