Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka takuar sot Kampionin e Botës në boks, Haxhi Krasniqi pas kthimit në vendlindje.
Tahiri falënderoi Krasniqin që zgjoi një hero dhe një luftëtar brenda secilit prej nesh.
“Sot, Haxhi Krasniqi i njohur si Robin Krasniqi është Mbreti krenar i Botës. Faleminderit Robin që zgjove një hero dhe një luftëtar brenda secilit prej nesh. Ju përfaqësoni shqiptarët me modestinë dhe trimërinë tuaj, dhe e bëni kombin tuaj dhe Kosovën krenar dhe të përulur. Emri juaj padyshim është i gravuar në faqën e historisë sonë të lavdishme. Kjo ishte porosia ime në takim me Haxhi Krasniqin” shkroi Krasniqi në Facebook.