Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se si qeveri duhet të marrin të gjitha masat që ju dalin zot atyre që po ju ngritën aktakuza nga Gjykata Speciale, raporton Front Online.
Ai tha se thirrjet e ish-ushtarëve të UÇK-së pas ngritjes së aktakuzave kanë treguar se si shtet kemi avancuar në raport me drejtësinë.
“Deklarata e presidentit Thaçi, deklaratat e të gjithë kolegëve tonë ishin të dinjitetshme. Thirrja për qetësi e ballafaqim me drejtësinë tregon avancimin e shtetit të Kosovës në raport me drejtësinë. Si qeveri pa dyshim se duhet të marrim të gjitha masat që të ju dalim zot. Ne nuk kemi qenë agresori”, shtoi ai./Front Online