Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se të hënën do ta vendosin edhe një herë në votim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Front Online.
Ai tha se nëse nuk kalon as të hënën ky projektligj, nuk ka kuptim më të vazhdohet kështu.
“Ne kemi një shumicë të ngushtë parlamentare, dhe gjatë gjithë kohës kemi pasur problem me deputet që kanë qenë të infektuar. Të hënën në orën 10 ose 11 do ta vendosim në një seancë për votim, nëse nuk kalon nuk ka më kuptim të shkojmë kështu”, tha ai në emisionin Argument Plus./Front Online/