×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri në SHBA takon senatorin amerikan: Kosova është e bekuar që e ka fituar lirinë dhe pavarësinë me ndihmën e Amerikës

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në ShBA, ka takuar zyrtarë të lartë të Teksasit.

    Tahiri ka thënë se Kosova është e bekuar që e ka fituar lirinë, demokracinë dhe pavarësinë me ndihmën e Amerikës.

    “Gjatë qëndrimit në Teksas, pata nderin t’i takoj anëtarin e Senatit Amerikan nga ky shtet, Ted Cruz, Senatorin dhe Kryetarin për Arsim në Shtetin e Teksasit, Brendon Creighton, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton. Në këto takime dhe diskutimet e shumta, është e qartë se jo vetëm ndjenja e mirë, por edhe energjia për të mbështetur Kosovën janë prezente të figura të larta të SHBA-ve. Kosova është e bekuar që e ka fituar lirinë, demokracinë dhe pavarësinë me ndihmën e Amerikës”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka shtuar se edhe pse vend i vogël, Kosova është e njohur dhe e dashur për Amerikën.

    “Edhe pse jemi një vend i vogël, Kosova është e njohur dhe e dashur për Amerikën. Këtë ndjesi dhe këtë marrëdhënie duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë me shumë kujdes”, është shprehur Tahiri.

     

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë dhe tha...
    Lajme14 Shtator 2024
    “Të vetorganizuar” dhe në prani të policisë serbe, për pak sa nuk shkaktuan një bllokadë njëditore të dy pikave kufitare ndërmjet Serbisë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e së shtunës në Gjonaj të Prizrenit. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të hënën do të mund udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban. Përmes një...
    Lajme14 Shtator 2024
    Që nga 29 gushti kur KQZ hapi periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, 2,700 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, veprimet e djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, duke u bërë...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksidentin e raportuar në media në të cilin dyshohet se është përfshirë...
    Vip14 Shtator 2024
    Të premten, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurin e saj të ri, Callum...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje propozimin e Nënkryetares Jehona Lushaku Sadriu për subvencionimin e Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.