×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri me thirrje për VV-në: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Anëtari, njëherit shef i Grupit Parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri ka thënë se sulmet kundër ish-ministrit Selim Selimi janë tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të VV-së, kjo pasi Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë e ka akuzuar Selimin sot për dhënien e një pronë të Ministrisë së Drejtësisë në shfrytëzim në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë,

    Ish-zëvendëskryeministri Tahiri përmes një psotimi në poriflin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se VV nuk duhet të fshihet prapa paaftësive të tyre.

    “Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë.  Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët. Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin. Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja. Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju”, ka shkruar Tahiri./FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit....
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin. Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kuvendi i Kosovës ka marrë një vendim që të mos i lejojë mediat të rrinë para hyrjes në objekt. Ky vendim, siç...
    Lajme26 Korrik 2025
    Biznesi i pjesëve të makinave që u përfshi nga flakët këtë të shtunë në Pejë, dyshohet se erdhi si shkak i një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Është ndarë nga jeta ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Kodra. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Express ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.