×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kushtetuesja vulosi punën e mirë në reformën zgjedhore

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2024

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot lidhur me kushtetutshmërinë e nenit 28 (Kuotat gjinore) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të parashtruar nga Avokati i Popullit. Paneli gjyqtarëve të kushtetueses me 8 vota për dhe një votë kundër, ka konstatuar se ky nen nuk është në kundërshtim me nenin 45 (Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Ky vendim e ka gëzuar Abelard Tahirin si kryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, Kushtetuesja vulosi punën e tyre në reformën zgjedhore.

    “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sapo konfirmoi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është në pajtim me Kushtetutën duke vendosur njëzëri se niveli i përcaktuar i kuotave gjinore në listat e kandidatëve të secilit subjekt politik garanton përfaqësim të drejtë duke respektuar parimet e barazisë gjinore. Si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, jam shumë i kënaqur që punën tonë e vulosi edhe Gjykata Kushtetuese krahas vlerësimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë pasi ky ligj kishte adresuar dhjetëra rekomandime të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, si në raport me përmirësimin e integritetit zgjedhor ashtu edhe në garantimin e të drejtës kushtetuese zgjedhore të shtetasve tanë brenda dhe jashtë vendit për të manifestuar vullnetin e tyre të lirë përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka shkruar Tahiri.

    Sipas tij, reforma zgjedhore e udhëhequr nga opozita përbënë një nga sukseset e pakta të kësaj legjislature.

    “Vlen të theksojmë se reforma zgjedhore e realizuar në këtë mandat qeverisës dhe nën udhëheqjen e opozitës parlamentare përbën ndër sukseset e pakta të kësaj legjislature e cila pas një kohe të gjatë mbi 12 vjeçare të zvarritjes së kësaj reforme kishte rezultuar e suksesshme, dhe sot, si e tillë, u konfirmua edhe tërësisht në pajtim me Kushtetutën”, shkroi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.