Tahiri është sqaruar me anë të një postimi në Facebook, teksa thotë se këto pamje shpërfaqin një histori të hidhur, përderisa aludon se studentja në fjalë është zënë duke kopjuar.
“Pamjet e sotshme të cilat u shfaqen në disa media pasqyronin një të vërtetë të hidhur. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë fatkeqësisht po keqpërdoret në masë të madhe nga ata që qëllim nuk e kanë dijen, por kopjimin. Kësaj radhe ky fenomen i shëmtuar u pasqyrua edhe në media derisa unë bashkë me dy kolege, profesoresha të respektuara në Juridik, mundohesha ta mbroj pronën intelektuale që ka një profesor: testin që verifikon dijen e një student”, ka shkruar ai.
Ai thotë se studentja në fjalë refuzoi të identifikohet dhe u përpoq të largohej bashkë me testin e vjedhur.
Për pamjet e publikuara në media, ai ka kërkuar falje teksa ka postuar edhe disa fotografi nga një grup në viber i studentëve të juridikut ku shihet kopjimi i organizuar në provime.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Sot u bëmë dëshmitarë të pamjeve që nuk i bëjnë nderë askujt dhe më së paku brezit të ri për arsimimin e të cilëve mbetem i përkushtuar jo veç unë, por i gjjthë stafi akademik në Universitetin e Prishtinës.
Pamjet e sotshme të cilat u shfaqen në disa media pasqyronin një të vërtetë të hidhur. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë fatkeqësisht po keqpërdoret në masë të madhe nga ata që qëllim nuk e kanë dijen, por kopjimin. Kësaj radhe ky fenomen i shëmtuar u pasqyrua edhe në media derisa unë bashkë me dy kolege, profesoresha të respektuara në Juridik, mundohesha ta mbroj pronën intelektuale që ka një profesor: testin që verifikon dijen e një studenti.
Fakteqësisht, studentja që kishte kopjuar testin refuzoi të identifikohet dhe u përpoq të largohej bashkë me testin e vjedhur pandershëm. Nuk bëhet fjalë për dhunë.
Unë sinqerisht kërkojë ndjesë për të gjithë ju që patet rastit t’i ndiqni këto pamje që nuk ishin tjetër pos përpjekje për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe identifikimin e studentes, e cila këtë situatë e shfrytëzoi për të mbrojtur veprimin e saj duke e shtrembëruar të vërtetën, pavarëissht se në sallë kishte plot dëshmitar.
Me shpresën se do të reflektojmë të gjithë veçanërisht kur bëhet fjalë për sferen më të rëndësishme – arsimin, ju kërkojë mirëkuptim të gjithëve për një situatë me të cilën, fatkeqësisht, mund të ballafaqohet secili profesor në Universitin e Prishtinës.
P.S Ka kohë që kam pezulluar punën në Universitet për shkak të angazhimeve në Komunë, e sot edhe pse vikend isha për të ndihmuar koleget e nderuara.