Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahir ka thënë se séanca e sotme sipas tij ka filluar me rend jodemokratik, shkruan Front Online.
Ai e kritikoi séance duke thënë se kjo është “ekspoze” dhe jo një program.
“Urojmë të kemi sa më shumë tema që na bashkojnë rreth të mires së këtij vendi. Në emër të AAK, vlerësjmë se kjo seancë që do duhej të ishte konstituive e solemne të diskutohej platforma e kryeministrit, ka filluar me rend jodemokratik. Jemi në një seancë ku nuk kemi përmbajtje, kemi ekspoze e jo program”, tha Tahiri.
Ai i ka kërkuar Kurtit reflektim sa të jetë në pushtet.
“VV është bazuar në veprime populiste dhe polarizuese. Nuk ka qenë logjikë shtetformuese e saj”, tha ai tutje.
Ai i ka kërkuar Kurtit reflektim sa të jetë në puhstet. “Vv është bazuar në veprime populiste dhe polarizuese. Nuk ka qenë logjikë shtetformuese e saj”.
Ka thënë se refuzojnë ta votojnë qeverinë Kurti.