Tahiri thotë se Kosova me neglizhencë e ka marrë themelimin e Gjykatës Speciale e sidomos Raportin e Dick Marty-t.
Zëvendëskryeministri i parë duke komentuar aktakuzat e Speciales, thotë se deklaratat emocionale në Hagë nuk kanë vlerë.
“Unë i pashë edhe deklarimet e para. Deklarimet politike na bëjnë të ndihemi mirë dhe na japin emocione, por nuk kanë peshë në këto gjykata. Në këto gjykata ka peshë disiplina, përgatitja e ekipës mbrojtëse dhe ballafaqimi serioz”, tha ai.
Tahiri thotë se nuk ka vërejtje ndaj paraqitjeve të Thaçit, Krasniqit, Veselit apo Selimit por sipas tij duhet të marrim mësim nga ballafaqimet e së kaluarës.
Zëvendëskryeministri thotë se Kosova ka ligj për mbrojtjen e personave që akuzohen nga Haga.
“Por edhe partitë politike në Kosovë që janë goditur nga Specialja duhet të jenë të kujdesshme me deklarimet publike”, deklaroi Besnik Tahiri.