×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Bashkë pa kufi, synim shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive do të lehtësojnë komunikimin dhe do të forcojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri.

    “Takimi i gjashtë i dy qeverive – Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë – ishte i parapërgatitur. Sot nënshkruam 13 marrëveshje dhe protokolle ndërshtetërore që në masë të madhe e lehtësojnë komunikimin mes dy shteteve, si dhe e forcojnë bashkëpunimin tonë politik, ekonomik, kulturor dhe në arsim. Një temë e rëndësishme ishte edhe marrëveshja e nënshkruar për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhat”, tha Tahiri

    “Ishte një pritje e shkëlqyeshme vëllazërore dhe mbi të gjitha një praktikë e punës që duhet të vazhdojë dhe po ashtu një përkushtim më të madh në zbatimin e këtyre marrëveshjeve”.

    Tahiri në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se duhet të bie kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Edhe në mbledhjen e kaluar të dy qeverive në Pejë vitin e kaluar e kemi pasë një temë të tillë. Kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë vetëm sa po e pengon qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe në këtë kuptim mendoj që është bërë një hap. Ajo që duhet të ndodhë është që kjo të futet në zbatim që në të ardhmen të mos ketë pritje as nga ana jonë, as nga ana e Shqipërisë”.

    Njeriu i dytë i qeverisë ka thënë se motoja e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë – “Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi” – prezanton një synim fort të rëndësishëm.

    Tahiri ka deklaruar se sot në Tiranë nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje që ndërlidhet me Mini-Shengenin Ballkanik.

    “Bashkë pa kufi – gjithmonë. Një synim shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik. Sa i përket Mini-Shengenit nuk kemi biseduar. Ka qenë vetëm një prezantim i kryeministrit shqiptar Edi Rama, por nuk ka asnjë marrëveshje që lidhet me të. Marrëveshjet janë bilaterale Kosovë-Shqipëri, marrëveshje që pa dyshim ndihmojnë dhe liberalizojnë qarkullimin në mes të dy vendeve”.

    “Ajo që më gëzon shumë në këtë takim është edhe zotimi i dy qeverive që të fillojë Kongresi i Autoriteteve Lokale – të 38 komunave të Kosovës dhe 61 bashkive të Shqipërisë. U vendos që këtë vit të mbahet kongresi i parë, derisa ka mbetur të vendoset nëse do të mbahet online apo do të jetë fizik, për shkak të pandemisë. U pa një energji e mirë dhe një përkushtim i madh, prandaj tani vetëm duhet të punojmë që të gjitha këto marrëveshje dhe protokolle të vihen në funksion në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.