Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar ballafaqim me pozitën në Kuvend.
Kjo vjen pas përgjimeve të fundit mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radoiçiq.
“Na obligon ta kërkojmë një transparencë rreth një përgjimi që është shpërfaq në publik, tri çështje që meritojnë përgjigje në këtë Kuvend. Ky Kuvend, qytetarët e Kosovës, meritojnë dhe duhet ta dinë për çfarë kushtesh është negociuar me kryekriminelin, terroristin, me iniciuesin e sulmit ndaj shtetit, lirisë e pavarësisë së Kosovës, Milan Radoiçiq”, tha Tahiri.
“Shihet aty qartë se aty ka pasur një kushtëzim për tërheqje e vlerës më të madhe, luftëtarëve të UÇK-së. Kjo qeveri nuk ka etik politike, po të kishte etik politike sot do ishte dashur të flasim se Ushtria e Kosovës është pa ushqim, po të kishte etik do të duhej të dorëheqje dikush që po vidhet me të madhe, do ta diskutonim pushtimin ekonomik që Serbia e bëri me një vendim”.
Tutje, Tahiri krahason kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj me Mimoza Kusari-Lilën.
“I drejtohem Kusari-Lilës, nuk duhet në asnjë moment tëndin me vendos argument i cili nuk qëndron se mashtrimi dhe rrena luftohet vetëm me të vërtetën, e të vërtetën e di ky popull se kush është Ramush Haradianj e kush je ti”.