×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ta hani çdo ditë! Ky është fruti që mbron zemrën dhe lufton plakjen

    FrontOnline
    25 Mars 2024

    Shega mund të integrohet në dietë në mënyrë të ndryshme ofruar shumë përfitime të rëndësishme. Por si ndikon në shëndetin tonë?

    Mbron kundër radikalëve të lirë dhe inflamacionit. Përmban tre forma të ndryshme antioksidantësh (taninet, antocianinat, acidin ellagjik) dhe aktiviteti i përgjithshëm antioksidues është 2-3 herë më i madh se ai i çajit jeshil ose verës së kuqe. Kështu, është një nga armët më të rëndësishme natyrore kundër radikalëve të lirë dhe inflamacionit, shkruan ABCNews.al

    Furnizon me vitamina

    Shega është e pasur me vitamina (A, C, E, acid folik), hekur, kalium dhe fibra, ndërsa ka një përmbajtje të ulët kalorish (82 kalori për 100 gramë) dhe përmbajtje të lartë uji (81%).

    Stimulon sistemin imunitar

    Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë që forcojnë sistemin imunitar (siç është vitamina E) mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve dhe përshpejtimin e shërimit nga ftohja e zakonshme.

    Mbron shëndetin e zemrës

    Shega ul presionin e lartë të gjakut, gjë që rrit shanset për një sulm në zemër. Në të njëjtën kohë, ajo parandalon oksidimin e kolesterolit “të keq” (LDL), i cili është një faktor serioz rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, dhe ka dëshmi se zvogëlon nivelet e kolesterolit total dhe “të keq” në pacientët diabetikë me hiperlipidemi.

    Lufton plakjen e lëkurës

    Vitaminat, acidi folik dhe kaliumi që gjenden në shegë, janë substanca thelbësore për ruajtjen e një lëkure të freskët. Në të njëjtën kohë, përmbajtja e tij jashtëzakonisht e lartë e polifenoleve, lufton plakjen e parakohshme. Ekstrakti i shegës ka veti astringente, shtrëngon poret dhe është efektiv në heqjen e yndyrës së tepërt nga lëkura.

    Nga Rubrika
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Lifestyle07 Janar 2025
    Kina aktualisht po përballet me një shpërthim të metapneumovirusit njerëzor (HMPV) dhe videot në mediat sociale tregojnë spitale të mbingarkuara dhe sisteme...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.