Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka folur në lidhje me procesin që pritet të mbahet me 14 mars për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së.
I pyetur nëse ai personalisht ka ambicie për të shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, Rugova u përgjigj kështu.
“Nuk është korrekte të them as po as jo, krejt delegatët e Kuvendit kanë të drejtë të shpallin kandidaturën”.
Tutje ai tha se me 14 mars do të mbahet Kuvendi dhe aty vendoset gjithçka me votë të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
“Na e kemi shpallë Kuvendin me datën 14 mars, dhe deri në këtë datë shpallen edhe kandidaturat dhe Kuvendi vendos se kush do të jetë kryetari i ri i LDK-së”I pyetur nëse po diktohet nga grupe të caktuara se kush do të zgjedhet kryetar i ri i LDK-së, Haki Rugova mohoi kategorikisht diçka të tillë.
“Jo absolutisht nuk është e vërtetë, ne jemi marrë vesh dje në Kryesi që do të jetë proces i lirshëm, krejt demokratik dhe pa imponime” tha Haki Rugova për “Gazeta Blic”.