×
  • Sport
  • Sport

    Sylvinho: Një fitore e rëndësishme dhe e merituar

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën se si kuqezinjtë arritën të përmbysnin rezultatin në një ndeshje të vështirë.

     

    “Është një fitore shumë e rëndësishme. Kjo është fitorja jonë e parë zyrtare pas asaj kundër Çekisë para shumë kohësh. Grupi që patëm në Evropian ishte i vështirë, por sot e treguam që jemi të aftë të fitojmë. Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë dhe kjo fitore ishte e merituar”, tha Sylvimho.

    Ai vuri në dukje sfidën e përmbysjes së rezultatit në këto nivele të larta: “Është gjithmonë e vështirë të përmbysësh një ndeshje, shanset për ta bërë këtë janë shumë të vogla, sidomos kur luan kundër një kundërshtari kaq teknik dhe të fortë si Ukraina. Por ne treguam karakter, edhe pse për disa minuta pas pësimit të golit humbëm ekuilibrin. Më pas u rikthyem dhe fituam, gjë që është shumë pozitive për të ardhmen tonë në këtë turne”, shtoi trajneri brazilian, transmeton rtklive.

    Sa i përket ndeshjes së ardhshme kundër Gjeorgjisë, Sylvinho ishte i kujdesshëm: “Ende është herët për të folur për ndryshime. Sapo kemi përfunduar një ndeshje të vështirë me shumë shpenzim fizik. Nesër do të stërvitemi këtu para se të kthehemi në Tiranë dhe më pas kemi takimin e përbashkët dhe do të shohim gjendjen e lojtarëve. Ka pak kohë mes këtyre dy ndeshjeve, kështu që do të vlerësojmë nëse do të ketë nevojë për zëvendësime”, tha ai.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Sport08 Shtator 2024
    Kristjan Asllani dhuroi një paraqitje dinjitoze në triumfin që Shqipëria e arriti në udhëtim ndaj Ukrainës me rezultat 2-1. Me të përfunduar...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur një fitore të madhe ndaj Ukrainës, duke triumfuar me rezultat 2:1 në ndeshjen hapëse të Grupit 1 të Ligës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar vitin 2006 kur Lëvizja Vetëvendosje e cilësonte Ibrahim Rugovën si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.