×
  • Sport
  • Sport

    Sylvinho e komenton humbjen nga Gjeorgjia

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Shqipëria u mposht në shtëpi me rezultatin 0-1 përballë Gjeorgjisë, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, me kuqezinjtë që nuk goditën asnjëherë në portë.

    Gjithsesi kjo gjë duket se nuk e shqetëson aspak trajnerin Sylvinho, i cili sipas tij ky takim meritonte të mbyllej në barazim.

    Në një intervistë të dhënë për “DigitAlb”, trajneri i Kombëtares shqiptare shpjegoi se çfarë nuk shkoi në këtë takim, teksa u ndal dhe te Ernest Muçit, i cili nuk u grumbullua për këto ndeshje.

    “Është ndeshje tjetër me Ukrainën e shumë ndryshe. Këtu kemi parë një ndeshje shumë taktike nga të dy. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. Sa i përket ndeshjes, fjala ishte ngadalësim, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë mbara, të njëjtën gjë bënim ne. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën.

    Unë nuk mund të ankohem për mungesat, do i bëj komplimente lojtarëve, kemi bërë dy ndeshje të vështira, grupi është i vështirë, i ekuilibruar. Kjo është ndeshje fizike, nuk kam çfarë u them lojtarëve, ata kanë bërë maksimumin e mundshëm. Kjo është një ndeshje për barazim por për fat të keq kemi pësuar gol.

    Jam i lumtur me të gjithë lojtarët që kanë ardhur, por për fat të keq më duhet të lija jashtë një, Zekën. Por e pashe lojtarin në stërvitje. Pas dëmtimit të Muçollit nuk kemi lojtar mëngjarashë ndaj erdhën Spahiu e Zeka. Asllani po rritet, ka bërë një Europian të bukur. Ai si shumë, ka një karrierë shumë të bukur para.

    Sa herë shihet një ndeshje e fitohet, thuhet nuk bëj asgjë, por po humbe… Hoxha e kam thënë që ndjehet zhurma jashtë, kam folur me lojtarin. Por ka një kohë që lojtari ka një rritje natyrale, janë lojtarë të rinj. E kemi sjellë në mars, e bëri Europianin që meritoi dhe e bëri mirë. Kur hyn në ndeshje bën mirë, pak nga pak po e kupton se nga fillimi është ndryshe. Ka kohë që duhet kaluar, është natyrale. Ai ka bërë një ndeshje të mirë, provoi 2-3 gjuajtje por ata ishin të rreshtuar mirë, nuk ishte e thjeshtë për ne.

    Zero gjuajtje në portë? Nuk ja i shqetësuar, futbolli është kështu. Kemi pritur një ndeshje të vështirë, Gjeorgjia është një ekip që ka mundur 4-1 Çekinë, e njohim. Kjo skuadër doli me Spanjën, mundi Portugalinë, është ekip i fortë. Ka lojtarë shumë të fortë në mesfushë. Një prej tyre është një lojtar mes 20 më të mirëve në botë, ka fituar titullin me Napolin. Objektivi është të ecim para, është një grup i vështirë, por ne kemi fituar ndeshjen e parë, sot për fat jo. Por në tetor është gjithçka e hapur, të shohim çfarë ndodh, ne duhet të luftojmë deri në fund dhe në nëntor të shohim se çfarë ndodh. Objektivi është të mbetemi në garë në teto dhe në nëntor në dy ndeshjet në shtëpi të mundohem të fitojmë grupin. Më duhet të shtoj që kur të mundemi, të provojmë situata, lojtarë, taktika, por sidomos lojtarë. Kur mundemi, po.

    Muçi? Në vend të kujt? Nuk mund të luaj me 12 lojtarë. Muçi është një lojtar i fortë, ka bërë një transferim te Besiktas, një rritje të pabesueshme. Është i fortë, por ne kemi shumë të tillë. Ndryshimi i vendit dhe ligës nuk është i thjeshtë. Ai është i rëndësishëm për ne, por në të ardhmen do të kthehet. Ai është i fortë, unë preferoj të flas për 24 që kemi këtu. Ai është shumë i fortë, shumë i mirë, po përshtatet në Turqi e sigurisht që është një lojtar që do kemi në objektivin tonë për tetorin”, u shpreh Sylvinho pas përfundimit të takimit.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më...
    Sport11 Shtator 2024
    Kosova U21 nën udhëheqjen e strategut Afrim Tovërlani janë duke kaluar në formë të shkëlqeyer. “Dardanët e rinj” mbrëmë arritën të triumfojnë...
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Të tjera
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Hisen Berisha, e ka mirëpritur...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy, mbërritën në Kiev të mërkurën për një seri takimesh...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.