Dështimi në kualifikimet për Ligën e Kombeve mund t’i kushtojë shtrenjtë përzgjedhësit brazilian të Shqipërisë, Sylvinhos.
Sylvinho mund të largohet nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë dhe të rikthehet në futbollin e klubeve.
Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase ‘Mundo Deportivo’, në listën e Inter Miamit është edhe trajneri i Shqipërisë Sylvinho. Megjithatë, braziliani do të ketë një garë të vështirë pasi aty është edhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me Sylvinhon dhe nëse ai do të vendosë të largohet nga Shqipëria./Telegrafi/