×
  • Sport
  • Sport

    Sylvinho: Brruti është një futbollist që na ka munguar

    FrontOnline
    15 Mars 2025

    rajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme, duke u ndalur te përfshirja e Etnik Brrutit.

    Braziliani theksoi se ai është një profil lojtari që i ka munguar skuadrës dhe do të sjellë një vlerë të shtuar në ekip.

    “Brruti është një futbollist që na ka munguar. Kemi shumë emra në të majtë, por në të djathtë nuk kemi shumë. Rikthehet Pajaziti dhe jam i lumtur për të, teksa marrim Brrutin që është një ‘mëngjarash’ dhe do të na bëjë punë,” – u shpreh Sylvinho.

    Tekniku brazilian foli edhe për presionin e një ndeshjeje të madhe si ajo kundër Anglisë në “Wembley”, duke theksuar se çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e një sfide të tillë.

    “Sa i takon kritikave dhe situatës, është vetë futbollisti që zgjedh se me kë do të luajë. Presioni është i pranishëm, pasi do të luajmë në ‘Wembley’ dhe të gjithë duan të luajnë në këtë stadium dhe ndaj një ekipi si Anglia,” – tha ai.

    Shqipëria do të luajë me Anglinë në “Wembley” më 21 mars në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

    Nga Rubrika
    Sport16 Mars 2025
    Xhiro e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot, ku në program janë edhe dy ndeshje për t’u...
    Sport15 Mars 2025
    Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian....
    Sport15 Mars 2025
    Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriu, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorial që do t’i udhëheqë veprimet hetimore lidhur me zjarrin në Koçan....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se 20 pacientë nga zjarri në Koçan janë në gjendje kritike. “Ka mjaftueshëm gjak në të...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite në ora 16:00, pritet të shpallë...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e zjarrit që shpërtheu në një klub nate në Koçan të Maqedonisë...
    Lajme16 Mars 2025
    KEDS-i ka thënë se shkaku i erërave të forta gjatë tri ditëve të fundit, janë dëmtuar shtylla elektrike dhe përçues elektrik. Kjo...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.