×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla paralajmëron rritje të rasteve me Covid-19: S’kemi as kapacitete spitalore

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës vlerëson se për shkak të grumbullimeve të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore, javëve në vijim do rritet numri i të infektuarve me COVID-19. Nga FSSHK thonë se, shtimi i infeksioneve do jetë ngarkesë për profesionistët shëndetësorë, ndërsa në anën tjetër kanë mungesë edhe të kapaciteteve shëndetësore.

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla deklaroi për KosovaPress se nëse rritet numri i të prekurve me koronavirus atëherë do të padisin partitë që shkelën masat anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.

    “Të gjitha parametrat tregojnë se do shtohet numri i infeksioneve dhe me këtë rast do kemi dhe një ngarkesë tek punëtorët shëndetësorë të sistemit shëndetësor. Por një statistikë e tmerrshme tregon se punëtorët shëndetësorë janë 4 deri 5 më shumë të atakuar sesa popullata tjetër. Dhe si pasojë e kësaj, nëse kjo do ndodh, ne e kemi paralajmëruar secilën parti politike se nëse do ndodh shtimi i rasteve si pasojë e tyre atëherë normalisht do përpilojmë edhe padi kundër këtyre partive sepse me të vërtet është tepruar këta nuk po kuptojnë“, tha Syla.

    Në vendin tonë tashmë janë detektuar 3 rastet e para me variantin e ri britanik, por Syla thotë se ardhja e mërgatës për të votuar nesër më 14 shkurt, do e rris rrezikun për më shumë të infektuar me këtë variant. Ai tha se ky variant është më vdekjeprurës.

    “Nuk është problem fort tek ri infeksioni çka është problem tek mutacioni, pra edhe njëherë tek forma e re e virusit të cilin ne për fat të keq nuk mund ta identifikojmë në Kosovë dhe kjo është më e rrezikshmja duke e parë që po bëhen apele që të vijnë edhe nga jashtë për votime ne nuk dimë se çka do na vijë, dhe kjo është më e rrezikshmja. Mundësitë dhe kapacitetet e detektimit të virusit të ri nuk i kemi , ndërsa mundësia e këtij virusi i cili është më vulgar dhe më vdekjeprurës. Konsideroj se partitë politike janë totalisht joserioze dhe thjesht janë duke e dërguar popullatën drejtë infeksionit, mos dashtë Zoti edhe drejt vdekjes”, theksoi ai.

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla paralajmëron një valë tjetër të infektimeve me COVID-19 edhe gjatë muajve mars dhe prill. E për përballim të këtyre rasteve thotë se nuk kanë kapacitete spitalore.

    “Rezultat e para të këtyre grumbullimeve mund të shihen mes dy apo tri javëve eventualisht, nuk jam ekspert i fushës, por si mjek e di këtë. Pas dy-tri jave do e shohim se me të vërtet a kemi të bëjmë me shtim të numrit. Nuk është e vërtetë që nuk ka shtim të numrit, numri ka filluar të shtohet në mënyrë të ndjeshme, nuk është ai numri i cili me të vërtetë nuk do ishte deshtë me qenë. Ndoshta marsi dhe prilli mund të na zënë me një rritje të numrit. E di se disa menaxherë (të institucioneve shëndetësore) për shkak të lajkave ndaj politikës thonë se kemi kapacitete të mjaftueshme, por unë po iu them se nuk kemi kapacitete”, deklaroi Syla.

    Totalisht jo serioze e ka konsideruar edhe qasjen e institucioneve për sigurim të vaksinës anit-COVID.

    “Edhe këtu kemi një qasje totale joserioze e gjithë faktorëve politikë, sepse kjo çështje është dashur të mendohet që kur ka filluar pandemia, të përgatitemi sepse është ditur se dikur do të dalë vaksina. Por neve kemi mbetur shteti i fundit në rajon. Kjo e COVAX është për të varfrit, çka do mbetet në Evropë do na jepet neve, dhe nëse bazohet në atë që mund të merren 100-200 mijë vaksina të cilat nuk do mjaftojnë për ne dhe kjo është e dhimbshme. Ndërsa, sa kanë siguruar kjo mbetet për të dëshiruar, unë nuk kam parë ende një kontratë të cilën e kishte do na sigurojë se vaksinat do merren deri në fund të verës”, theksoi ai.

    Vetëm në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 372 infektime të reja me koronavirus. Ndërsa, si pasojë e infektimit kanë vdekur 6 qytetarë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, nuk ka pranuar kërkim faljen e Xuxit pas deklarimeve që bëri për nënën dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.