Gazmend Syla nga organziata e veteranëve ka thënë se asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të mobilizuar për protestën që do të mbahet nesër.
Ai në Conetxt të ATV-së ka thënë se kërkesa e vetme e tyre është që të përfshihen në pagën minimale.
“Nesër ne jemi të mobilizuar, ma mer mendja që asnjëherë më parë nuk kemi qenë të mobilizuar për protestë. E vetmja kërkesë është kjo, UÇK-ja asnjëherë nuk ka qenë qysh po provojnë me thënë, UÇK dhe populli, ne kemi qenë të popullit, nuk do të ndahemi prej popullit, kërkesa jon është mu përfshi me pagën minimale që iu takon gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.
I pyetur nëse kryeministri Kurti ka plotësuar aplikacionin e veteranit.
Syla u përgjigj duke thënë se është e vërtetë.
“E mbajë mend kur z. Kurti e ka mbush aplikacionin për shkak se unë kam qenë kryetar në atë drejtori, pas përfundimit të procesit por që ka ekzistu një aplikacion i tillë në arkivën e UÇK-së, në zyrën e kryeministrit po është e vërtetë, se kush e ka plotësu nuk e di, por ka ekzistu një aplikacion i tillë”, tha ai për Front Online.