Kryetari i degës së OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi sic thotë ai goditi jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe themelet e të drejtave kombëtare.
Ai në një Facebook ka thënë se Kurti mohoi gjuhën amtare që u fitua me sakrifica të mëdha.
“Dikur, në kohën e Qeverisë Haradinaj, flamuri amerikan valëvitej në foltoren e Qeverisë së Kosovës.
Sot, për fat të keq, gjërat kanë marrë një kthesë tjetër.
Para dy ditësh, prej po të njëjtës foltore, Albin Kurti goditi rëndë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe vetë themelet e të drejtave tona kombëtare.
Kurti mohoi dygjuhësinë, mohoi gjuhën tanë amtare, të fituar me gjak e sakrifica të mëdha.
Ai shkeli mbi sakrificën e popullit shqiptar atje dhe gjakun e 91 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, ka shkruar ai.