Një debat ka lindur mes anëtarit të PSD’së, Zgjim Hyseni dhe gazetarit Valon Syla në emisionin Pressing në T7 për figurën historike të Adem Demacit.
Syla thotë se Demaci nuk e ka rëndësinë e njëjtë në histori sikur Ibrahim Rugova ndërkohë që Hyseni ka thënë se lufta në Jugosllavi ka qenë mes klasave e jo etnike.
“Duhet me qenë të saktë se po e gënjeni historinë,. Për cka u akuzu Adem Demaci 8 vitet e para. Nuk u akuzua as për shqiptari e as për tjetër. U hi për marksizëm leninizëm. Ki të burgosur që janë futur për shqiptari dhe për marksizëm leninizem. Po hyjmë më 2021 dhe ende nuk e dimë se kush është me shqiptari e kush për marksizëm leninizëm”, ka thënë Syla.
Ndërkohë pasi u përdoren tonet e larta nga Syla reagoi Hyseni i cili tha argumentet e tij.
“Je tu e bo të pamundshëm një diskutim. Askush si Adem Demaci nuk e ka vuajt krejt natyrën e regjimeve prej 45tës e tutje. Askush nuk e ka ditur si duhet të luftohet një regjim shtypës. Ai ka ditur të dallojë shtypjen dhe dallimin mes klasave të cilën e ka luftuar”, tha ai.
Këtu reagoi Syla përsëri.
“Dallimi për Jugosllavi ka qenë entik e jo dallim mes klasave ta dimë cfarë po flasim. Ai e ka dhënë propozimin për Ballkani”, shtoi ai.