Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar pas pretendimeve të fundit se lufta e UÇK-së ka qenë luftë etnike dhe religjioze.
Në një postim në Facebook, Syla këto prentendime i ka quajtur të liga, gjersa ka shtuar se burra e gra kanë luftuar kundër pushtuesve serbë.
“UÇK këto ditë është duke u goditur por asnjëherë nuk do të bie. Si 16 vjeçar kur iu bashkova UÇK-së, pashë duke luftuar e duke rënë për liri katolik, musliman, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, e të tjerë. Këta njerëz po qe nevoja edhe sot i dalin zot vendit. Pretendimet e radhës për ta pasqyruar luftën e UÇK-së si luftë etnike e religjioze janë të dobëta dhe të liga. UÇK me gra e burra ka luftuar kundër gjaksorit serb dhe me qëllimin e vetëm: për LIRI”, ka shkruar ai.