Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, përmes një shkrimi në Facebook i’u është adresuar punëtorëve shëndetësorë në këtë kohë të vështirë që po kalojnë me Covid-19.
Syla i’u ka bërë thirrje të largohen nga grupet politike dhe të luftojnë të gjithë së bashku për shëndetin e pacientëve.
Syla duke iu referuar edhe një debati mes politikës dhe mjekëve në Shqipëri të cilin e quan dëshpërues, lutet që diçka e tillë mos të ndodhë në Kosovë, pasi sipas tij politika shkon e vjen e shëndetin veq zotin e din.
Reagimi i plotë:
APEL dhe KUJDES
Tani me lejoni te Ju adresohem Juve punetorve shendetesore..Neve dhe populli jemi ku jemi…Por para veti kemi nje sfide apo ballafaqim e ky eshte SHENDETI…
Ju pergjerohem dhe ju lutem ikni grupeve politike,ejani se bashku,te punojme e luftojme per shendetin tone,mos u degradohi por veproni..
Duke e par nje debat ne SHQIPERI u deshprova…..Mosni sna duhet,mos i kopjoni,Te jemi nje Ju lutem politika shkon e vjen e SHENDETI VEQ ZOTI E DIN e ne jemi te derguarit e Ti.
Mendoni dhe veproni une jam me Ju…..
Por ju vendosniii